Flash News

KRYESORE

Vuan apo jo Ditmir Bushati nga “gjigantomania”? Dënoi tre herë Korenë e Veriut, asnjë fjalë për kërcënimet serbe dhe Katalonjën

Vuan apo jo Ditmir Bushati nga “gjigantomania”? Dënoi tre

“Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigantomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim”, kështu iu përgjigj ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kritikave për heshtjen e treguar ndaj çështjes së Jerusalemit. E megjithatë, Bushati u detyrua të pozicionohej në sallën e Kuvendit, kur theksoi se Shqipëria është 100% në linjën e BE-së për këtë çështje.

Por a vuan apo jo Bushati dhe qeveria nga “gjigantomania”? Reagimet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë tregojnë se sa më gjigante të jetë çështja dhe sa më larg nga Shqipëria, aq më fortë theksohet pozicioni ynë dhe sa më afër ngjarja aq më hermetike bëhet Ministria. Vetëm në vitin 2017-të, Tirana zyrtare ka dënuar tre herë testet e raketave bërthamore të Koresë së Veriut.

Ndonëse nuk ka hezituar t’i japë mend Kim Jong-un për të shmangur një konflikt botëror, Shqipëria nuk tha asnjë fjalë për çështjen e Katalonjës, ndërkohë që ende sot nuk dihet qëndrimi i vendit tonë për këtë konflikt në Evropë. Tirana nuk ka reaguar as ndaj kërcënimeve që Serbia bën publikisht ndaj liderëve të Bosnje-Hercegovinës, Mali të Zi dhe Maqedonisë kur bëhet fjalë për Republikën e Kosovës. Nuk ka reaguar as për pjesëmarrjen e paramilitarëve serb në konfliktin e Ukrainës, në një kohë kur Serbia e ka ngritur disa herë në OKB çështjen e disa ekstremistëve shqiptarë në Siri dhe Irak.

Në drejtimin e Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës jemi mësuar të dëgjojmë vendin tonë të mbajë qëndrim se kush duhet të jetë president i SHBA-së, si duhet ndaluar Rusia në Ballkan dhe Evropë, çfarë zgjidhje duhet të ketë për konfliktin në Siri, si do luftohen talebanët në Irak dhe Afganistan dhe se Kim Jong-un nuk duhet të lëshojë më raketa. Gjëra vërtet gjigante.

Të fundit