Flash News

KRYESORE

Vuan nga kanceri i gjirit, mësuesja-Ramës: Po kërkoj të mbijetoj, pres telefonatën e tyre!

Një mësuese prej 26 vitesh në Rreshen, ka marë fjalën gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama. Mësuesja, e cila është e diagnostikuar me sëmundjen e gjirit,  tejet e shqetësuar tregon se nuk ka mundur të marrë ilaçin herceptin, i cili është përcaktuar të merret 18 herë te onkologjiku në QSUT.

Ajo rrëfen për burokacitë në sistemin e mjekësisë dhe pritjet e gjata për të takuar drejtorin Enkeled Jodi, takim që s’u realizua kurrë.

“Ilaçi herceptin, është përcaktuat 18 herë që ta marr. Deri tani kam bërë vetëm 3 seanca dhe kur më pyesin mjekët se përse nuk marr kuron më thonë se nuk ka ilac se është i shtrenjtë, më thonë ‘nuk di çfarë do të bëhet me ju’. Më duket paradoks sepse çdo investim e ka një kosto por nuk mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje nga stafi aty.

Më thonë që do më thërrasin, që do më telefonojnë. Nuk kam arritur të takoj deri tani drejtorin Joti, një burokraci e paparë. Nga kush ka frikë ky zotëri, nga unë një paciente që po kërkoj për të mbijetuar. Ju siguroj me bindje që ky realitet imi është realiteti i vetëm… Ne si pacientë që nuk shërohemi, sepse të pish ilaçin kur të të telefonojnë nuk mendoj se është e drejtë. Unë do kërkoja me shumë besim tek ju që të ndërhyni te ky realitet”, u shpreh mësuesja.

Ndërsa kryeministri Rama u përgjigj se e njeh realitetin, por ky ilaç është shumë i kushtueshëm dhe nuk mjaftojnë fondet.

“E njoh situatën për këtë kurë e kam shumë të qartë sepse kam marrë disa ankesa, nuk është çështje e drejtorit të spitalit. Mund ta kishit takuar por nuk ka asgjë në dorë. Kjo është një çështje e fondit dhe sigurisht që mundësitë tona janë të kufizuara. Bëhet fjalë për kuro shumë të shtrenjta por më lini t’ju them që në këtë drejtim është bërë shumë. Ju keni një kohë të shkurtër që ju ka çuar halli në këtë derë. Fondi i këtij viti është rritur goxha për të bërë të mundur të mbulojmë më shumë nevoja. Është bërë një parashikim për rritjen e fondeve, por rritja e rasteve në këtë pavjon është po ashtu e madhe. Sepse njerëzit më parë shkonin të dëshpëruar. Këtu është problemi. Ministria bën planifikimet të bazuara në statistika”, u shpreh Rama.

Të fundit