Flash News

KRYESORE

Vuan nga një sëmundje e rëndë, ylli i Realit të Madridit mesazh special për 13-vjeçaren shqiptare

Vuan nga një sëmundje e rëndë, ylli i Realit të

Mesfushori i njohur i Realit të Madridit dhe i kombëtares kroate, Luka Modriç i ka dedikuar një video mesazh Dianës, vajzës 13-vjeçare që vuan nga skioza që njihet ndryshe si shpina e deformuar.

Pas apelit për ndihmë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët në 'News24'”, vajza udhëtoi drejt Zagrebit për t’iu nënshtruar një operacioni.

Në video, Modriç shprehet: “Përshëndetje Diana. Mora lajmin se operacioni u krye me shumë sukses. Ke përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Të përshëndes nga Madridi dhe të uroj shërim sa më të shpejtë”.

https://www.youtube.com/watch?v=agFHHo91K1Q

Po ashtu, Diana u vizitua në spital edhe nga mesfushori shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmami.

Ndërkohë, operacioni i saj u morë përsipër nga mjeku shqiptarë që jeton në Zagreb, Gëzim Rexhepi ndërsa një pjesë e shpenzimeve që shkojnë minimalisht 30 mijë euro do merret përsipër nga komuniteti shqiptar që jeton në Zagreb.

Të fundit