Flash News

KRYESORE

Vuante nga kanceri i avancuar, ndahet nga jeta  legjenda e tenisit brazilian

Vuante nga kanceri i avancuar, ndahet nga jeta  legjenda e tenisit

Kampionia braziliane e tenisit, Maria Esther Bueno, fituese e 19 titujve të Grand Chelem është ndarë nga jeta  në moshën 78-vjeçare, për shkak të sëmundjes së avancuar të kancerti.

Lajmin e bëri të diturditën e djeshme nipi i saj,  Pedro Bueno në ëeb-in “Globoesporte”.

Ajo u shtrua në spital në muajin maj për shkak të sëmundjes së avancuar të kancerit, nga e cila vuante që nga viti 2017.

Me më shumë se njëzet vite karrierë, ajo fitoi 589 trofe, përfshirë 3 tituj vetëm në Wimbledon (1959, 1960, 1964), dhe katër në “US National Championship”.

Numri një në botë në mbyllje të katër sezoneve (1959, 1960, 1964 dhe 1966), ajo hyri në “Hall of Fame” të tenisit në vitin 1978. Ajo lindi në vitin 1939 në San Paolo fituese e trofeut të parë të madh në vitin 1958 në Winbledon.

Të fundit