Flash News

KRYESORE

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet parakohe nga jeta aktori i njohur indian

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet parakohe nga jeta

Aktori i Bollywood, Irrfan Khan, i njohur ndërkombëtarisht për rolet në filmin ‘Slumdog Millionaire’ dhe ‘Jurassic World’ është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare.

Khan , një nga aktorët më të talentuar të Indisë, vuante nga një sëmundje e pashërueshme, që prej vitit 2018 kur u diagnostikua me një tumor neuroendokrin.

“Aktori i kaloi orët e tij të fundit i rrethuar nga familja e tij për të cilën ai kujdesej më së shumti", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga familjarët.

Aktori kishte kaluar disa muaj vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar trajtimin e kancerit, por nuk ia doli.

Katër ditë më parë, Khan  humbi edhe nënën, Saeeda Begum.

Të fundit