Flash News

KRYESORE

Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta aktorja e njohur franceze

Aktorja e njohur franceze, Stephane Audran, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje.

Ylli i ekranit francez gjatë viteve 1960, '70 dhe '80, fitoi disa çmime të mëdha, përfshirë një ‘Bafta’ për aktoren më të mirë në vitin 1974 për dy filma, ‘The Discreet Charm of the Bourgeoisie’ dhe ‘Just Before Nightfall’.

Ajo luajti rolin kryesor në “Babette’s Feast”, ku fitoi një  ‘Oscar’ për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në vitin 1988.

Audran ishte gjithashtu e njohur për punën me bashkëshortin e saj, regjisorin Claude Chabrol, të cilët së bashku kanë bërë 25 filma, ku në pjesën më të madhe ajo bënte role të grave të pabesa.

Të fundit