Flash News

KRYESORE

Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta ish-trajneri i Napolit

Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta ish-trajneri i Napolit

Trajneri i njohur italian, Emiliano Mondonico, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Mondonico ishte një nga trajnerët që ka drejtuar shumë skuadra të Italisë në Serie A.

Ai e nisi karrierën si trajner me Cremonesen të cilën e riktheu pas 54 vitesh në Serinë A në vitin 1984. Gjithashtu Mondonico ka drejtuar për shumë vite Torinon dhe Atalantën periudhë në të cilën këto skuadra patën një shkëlqim.

Emiliano Mondonico ka qenë edhe trajner i skuadrave të njohura si Napoli e Fiorentina. Vitet e fundit trajneri italian i ishte përkushtuar punës me të rinjtë.

Të fundit