Flash News

KRYESORE

Vuante nga sëmundja e rëndë në mushkëri, ndahet nga jeta rokeri i njohur amerikan

Vuante nga sëmundja e rëndë në mushkëri, ndahet nga

Është ndarë nga jeta artisti i njohur amerikan, Edëard C. “Ed” King. Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga faqja e Ed King në Facebook.

“Është një trishtim të madh që t’ju njoftojmë për humbjen e Ed King, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Nashville, Tennessee. Falënderojmë shumë miq e tifozë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre ndaj Edit gjatë jetës dhe karrierës së tij”, thuhet në njoftim.

Rokeri ishte i njohur më shumë si kitaristi i grupit të njohur Lynyrd Skynyrd, dhe bashkautor i këngës së famshme “Sweet Home Alabama”.

Ai gjithashtu është një ndër bashkë-themeluesit e ” Straëberry Alarm Clock”, grup i formuar në Los Anxhelos në mes të viteve 1960.

Të fundit