Flash News

KRYESORE

Vuante nga veshkat, ndahet nga jeta aktori i njohur

Vuante nga veshkat, ndahet nga jeta aktori i njohur

Ndahet nga jeta aktori i njohur Frank Adonis. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha bashkëshortja, Denise.

“Ishte një baba i mirë dhe një burrë i mrekullueshëm, do të na mungojë shumë. Ishte shoku im më i mirë”, u shpreh e shoqja, raporton TMZ.

I njohur më së shumti për rolin e tij si Anthony Stabile në Goodfellas, Adonis u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e tij në Las Vegas, pas shumë problemesh shëndetësore, sidomos me veshkat.

Ai gjithashtu ka interpretuar edhe rreth 40 filma të tjerë dhe shfaqje televizive duke përfshirë Casino, Ace Venturae tj.

Të fundit