Flash News

KRYESORE

Vuçiç anulon takimin me Thaçin në Bruksel, Gjuriç: Për vizitën në Kosovë vendosim sot

Vuçiç anulon takimin me Thaçin në Bruksel,

Takimi i planifikuar midis Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit në Bruksel mund të mos zhvillohet sot. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se Vuçiç nuk do të takohet me përfaqësuesit e Kosovës.

“Presidenti jonë nuk do të ketë takim me përfaqësuesit e Kosovës”, tha Gjuriç pas takimit të Vuçiç me shefen e BE-së Federica Mogherini.

Gjuriç ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë për të dielën, për të cilën tha se për këtë do të vendosin deri në mbrëmje, por që sipas tij nëse Vuçiç shkon në Kosovë “patjetër që do ta vizitojë edhe Gazivodën”.

Franca mbështet zyrtarisht ndryshimin e kufijve: Marrëveshja të bazohet në qëndrimet e dy presidentëve

Të fundit