Flash News

KRYESORE

Vuçiç ‘denoncon’ Gjiknurin te shefi i NATO-s: Kërkuam blerjen e Telekom dhe nuk pranoi; do flas me Ramën

Vuçiç ‘denoncon’ Gjiknurin te shefi i NATO-s:

Gjatë një konference të organizuar në Beograd ku merrte pjesë edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka denoncuar ministrin shqiptar Damian Gjiknuri për refuzimin e shitjes së Telekom Albania te Telekom Serbia.

“Nuk e di nëse Jens (Stoltenberg) është në dijeni, por Telekom Serbia u përpoq të blejë Telekom Albania dhe dorëzoi ofertën më të mirë, por ministri shqiptar i telekomunikacionit nuk u pajtua me shitjen sepse mendon se Serbia nuk është një investitor i mirëpritur”, ka deklaruar Vuçiç.

Vuçiç njoftoi se për këtë çështje do të bisedojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Do të flas me Edi Ramen sot ose nesër dhe shpresoj që do ta zgjidhim këtë situatë”, është shprehur presidenti serb.

Ministria e Infrastrukturës e Shqipërisë u ka thënë drejtuesve të Telekom Serbia se nuk janë të mirëpritur për këtë investim pasi do të shkaktonte reagime politike.

Të fundit