Flash News

KRYESORE

Vuçiç dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike: Do thellojmë marrëdhëniet Serbi-Turqi

Vuçiç dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike: Do

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një bisedë telefonike të mbajtur dje në mbrëmë ritheksuan përkushtimin e tyre për të rritur bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre, të cilat janë tashmë në një nivel të lartë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Ata shprehën besimin se përmes punës së Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, si dhe përmes mënyrave të tjera do të vazhdojnë me një vendosmëri më të madhe të përmirësojnë marrëdhëniet e përgjithshme, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Siç bëhet e ditur, Vuçiç ka ftuar Erdoganin të vizitojë Serbinë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim për rënien dakord në lidhje me elemente të reja të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Presidenti serb tha se mbështetja e presidentit Erdogan për investimet turke në Serbi ndikon për forcimin e ekonomisë, për çka e falënderoi për investimet e reja të kompanive nga Turqia, duke thënë se investitorët turq që janë në numër të madh dëshirojnë të organizojnë një pritje për dy presidentët.

Të fundit