Flash News

KRYESORE

Vuçiç e nxjerr Ramën të dështuar në sytë e gjermanëve, Berlini merr në dorë zhbllokimin e investimit 42 mln euro

Vuçiç e nxjerr Ramën të dështuar në sytë

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk humbasin moment për t’u betuar për të mirat që do të na sjellë një treg i përbashkët ekonomik, por sa herë flitet për investime konkrete, të dy ngrënë supet dhe dalin në lojën e vjetër ballkanase.

Vuçiç ia ka arritur qëllimit që ta nxjerrë të dështuar mikun e tij Rama në sytë e gjermanëve, pasi bllokimit të linjës 400 kv të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, e cila edhe pse ka dy vite që ka përfunduar nuk është vendosur në funksionim për shkak të vetos serbe.

Serbia nuk e njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk e njeh as Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, çka do të thotë se çelësi është në dorën e serbëve.

Por, Berlini ka vendosur të mos rrijë duarkryq dhe të shoh si ikin dëm 42 milionë eurot që ka investuar për ngritjen e kësaj linje. Sekretariatit të Energjisë i është kërkuar të marrë në dorë zhbllokimin e problematikës Kosovë-Serbi, që mban peng linjën e rëndësishme.

“Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ), i kërkoi Sekretariatit të Energjisë për të lehtësuar negociatat midis Serbisë dhe Kosovë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis EMS dhe KOSTT. Ministria gjermane është veçanërisht e shqetësuar pasi mosmarrëveshjet po mbajnë peng investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokojnë integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Sekretariati tashmë do të ndërmjetësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy qeverive”, thuhet në reagimin e sekretariatit.

Linja e interkonjeksionit rrit kapacitetet energjetike të të dyja vendeve dhe ul varësinë nga Serbia, e cila është furnizuesi kryesor i energjisë në Ballkan. Por pavarësisht të përpjekjeve të Ramës, Vuçiç nuk është tërhequr nga bllokimi.

Të fundit