Flash News

KRYESORE

Vuçiç flet për aksin veri-jug në Ballkan: Zgjidh 80% të problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve

Vuçiç flet për aksin veri-jug në Ballkan: Zgjidh 80%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për nevojën e krijimit të një aksi ‘veri-jug’ për paqen dhe stabilitetin mes dy kombeve më të mëdhaja në Ballkan, serbëve dhe shqiptarëve. Sipas Vuçiçit, ky aks do t’i jepte zgjidhje 80% të problemeve politike mes dy kombeve për 100 vitet e ardhshme.

“Kjo është arsyeja përse jam gati të marr pjesë në gjetjen e një zgjidhje për Kosovën. Sot nuk vendosim për të kaluarën, por për të ardhmen”, ka thënë Vuçiç për Pink Tv.

Presidenti serb e konsideron të rëndësishme gjetjen e një zgjidhje për konfliktin me shqiptarët dhe kërkon debat me argumenta.

“Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe t’i rregullojmë ato njëherë e përgjithmonë, jo të mbajmë një konflikt të ngrirë. Pyetja është se kur do të kemi kurajon të shikojmë veten në sy dhe të themi çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Duhet të hedhim argumenta në tryezë dhe gjejmë një zgjidhje”, është shprehur Vuçiç.

Të fundit