Flash News

KRYESORE

Vuçiç ia bën të qartë BE-së pas vendimit për Shqipërinë: Bëjmë mirë që afrohemi me Kinën dhe Rusinë

Vuçiç ia bën të qartë BE-së pas vendimit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mendon se vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka bërë që rajoni të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm te Perëndimi.

“Ne duhet që të kujdesemi për veten tonë. Kjo është rruga e vetme, qasja e vetme. Çdo gjë tjetër do të ishte shumë e papërgjegjshme.”, tha Vuçiç për Financial Times

Ai shtoi se pavarësisht reformave nga dy shtetet ballkanike, BE-ja me vendimin marrë tregoi qartë se “Nuk varet gjithçka nga ne”. “Pra vendimi e justifikon më së miri politikën që ne po ndjekim për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën”.

Beogradi do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me bashkimin Euro-aziatik të premten.

“Ne nuk mund të varemi në vendimin radhës të Këshillit Evropian ose nëse qeveria holandeze do të vendosë në një mënyrë apo një tjetër, apo qeveria daneze do të bëjë diçka ndryshe nga ajo që prisnim”, shtoi Vuçiç.

Të fundit