Flash News

KRYESORE

Vuçiç intervistë për televizionin shqiptar; në fokus Edi Rama, Kosova dhe Bashkimi Europian

Vuçiç intervistë për televizionin shqiptar; në

“Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë patur më parë dhe për këtë merita i takon kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, kështu e ka nisur prononcimin e tij Aleksandër Vuçiç, kur u pyet për marrëdhëniet mes dy shteteve, duke sqaruar se dallimi kryesor ka të bëjë me qëndrimet e dy shteteve për Kosovën.

Vuçiç vijoi më tej duke pohuar se në Serbi ka nisur një dialog i brendshëm për të parë sesa real dhe racional është njohja e Kosovës ndërsa u shpreh i keqardhur me faktin se shumë njerëz janë larguar përgjithmonë nga dy vendet për shkak të konflikteve të kaluara por edhe si pasojë e mungesës së perspektivës.

“Kemi humbur shumë njerëz edhe serbët dhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira. Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo cfarëdo vendi tjetër. Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës”, u shpreh Vuçiç.

Në fund, ai u shpreh i gatshëm të ndikojë nëpërmirësimin e mëtejshëm të raporteve mes dy vendeve, ndërsa shtoi se shpreson që dy popujt të jenë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.

Të fundit