Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Kam frikë se Kosova mund të na marrë kishat dhe manastiret serbe

Vuçiç: Kam frikë se Kosova mund të na marrë kishat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka frikë se edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi, ku kishat dhe manastiret serbe do të përvetësohen nga shteti.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Kreu i shtetit serb shtoi: “Serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Pas miratimit të ligjit për Lirinë e Fesë në Mal të Zi më 27 dhjetor të vitit të kaluar, pati protesta në vendin fqinj. Kisha Ortodokse Serbe e cilëson ligjin si përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi.

Ligji thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.

Kisha serbe ka një ndikim të madh në politikën e Serbisë, sidomos në atë rajonale.

Të fundit