Flash News

KRYESORE

Vuçiç letër vendeve të BE-së: Tërhiqni njohjen e Kosovës; Shqipëria po na bën presion

Vuçiç letër vendeve të BE-së: Tërhiqni njohjen

Beogradi zyrtar do t’u dërgojë një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas rastit të pavarësimit të Katalonjës.

Siç raporton gazeta serbe “Novosti”, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vuçiç do t’i bëhet BE-së pas mesazhit të Brukselit, i cili ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk janë raste të njëjta.

Letra e cila do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vetë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ku njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë”.

Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

“Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por më nuk do të ndodhë. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letër, derisa shqiptarët mund të flasin atë që iu vjen në mendje”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka deklaruar gjithashtu se vendi i tij po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëndim.

“Ata (shqiptarët), mund t’i bëjnë të gjitha këto përderisa kanë mbrojtësit e vet jashtë, porse e drejta ndërkombëtare duhet të ekzistojë e të respektohet”, – ka thënë Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk ka mbrojtës të tillë dhe se ajo iu është nënshtruar presioneve nge të gjitha anët për shkak të ndërgjegjes së papastër të Shqipërisë.

Të fundit