Flash News

KRYESORE

Vuçiç mesazh Thaçit e Haradinajt: Për Kosovën flasim me SHBA-në e jo me Prishtinën

Vuçiç mesazh Thaçit e Haradinajt: Për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shprehur se shqiptarët nuk i ka kundërshtarë e as bashkëbisedues në çështjen e Kosovës, por ka ata që e kanë krijuar shtetin dhe që sipas tij, kanë rrëmbyer territonin.

Vuçiç është shprehur për TV Pink; “ne për Kosovën flasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe edhe me disa vende të Bashkimit Europian”.

I pyetur më tej nëse Serbinë e presin momente të vështira, ai ka thënë se këto momente janë gjithmonë të pranishme.

“Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Do të ekzistojë dëshira e madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por a do të mundemi ta bëjmë këtë, pasi jemi ne, në Serbi njëra anë, dhe në anën tjetër janë ata, pala e Prishtinës dhe amerikanët për të cilët vetë Haradinaj tha se ata e udhëheqin politikën e tyre të jashtme”. Duke shtuar më tej, “Ata, sikur shteti i tyre të mos ekzistonte”, shkruan Koha.

Vuçiç, u përcolli një mesazh dhe krerëve të Kosovës teksa shtoi, “kur vetë e pranoni që njëra nga shtyllat e shtetësisë nuk ekziston, nuk ekzistoni as shteti...sa herë thuhet se Thaçi ose Haradinaj thanë, duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë e kanë thënë mentorët e tyre”.

Të fundit