Flash News

KRYESORE

Vuçiç në Nju Jork kërkon zgjidhje të përhershme për Kosovën

Vuçiç në Nju Jork kërkon zgjidhje të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha në asamblenë e Kombeve teë Bsahkaura në Nju Jork se për Kosovën duhet zgjidhje e përhershme. Ai propozon që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm.

"Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t'i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona dhe të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri më 2008. Arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiç shtoi se për shkak të taksës që Kosova i vuri produkteve serbe, dëmi ekonomik në vendin e tij kap shifrat 350 milionë euro.

"Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi, ka vënë në rrezik edhe jetën normale dhe të dinjitetshme të serbëve në Kosovë. Në gjithë këtë kohë, Serbia ka reaguar në mënyrë të moderuar dhe me përgjegjësi ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës, duke mos vendosur kundërmasa dhe duke bërë përpjekje të qetësojë situatën", vazhdoi Vuçiç.

BE-ja pritet të emërojë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi pas 7 tetorit.

Të fundit