Flash News

KRYESORE

Vuçiç në Tiranë/ Reagon ashpër ish-deputeti: Rama të shpallet ‘non grata’ në Kosovë

Ish-deputeti i  PD-së, Klevis Balliu e cilëson praninë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit ballkanik, si një akt të pastër antikombëtar.

Përmes një reagimi në Facebook, Balliu bën thirrje që kryeministri Edi Rama të shpallet “non grata” në Kosovë.

Reagimi i Balliut

RAMA TË SHPALLET NONGRADA NË KOSOVË

I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti. Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar. Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë. Në këto kushte kam një thirrje publike. Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRADA në Kosovë Edvin Kristaq Rama. Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal.

 

Të fundit