Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Nga Mini-Shengeni Serbia fiton mbi 1 miliardë euro, investitorët i tërheqim ne

Vuçiç: Nga Mini-Shengeni Serbia fiton mbi 1 miliardë euro,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç llogarit se nga Mini-Shengeni Ballkanik ekonomikisht Serbia do të përfitojë mbi 1 miliardë euro.

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim vonesat e kufijve, do të kursenim 2.5 miliardë në total, për Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi për ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg pak më të gjerë.”, tha Vuçiç.

Sipas kreut të shtetit serb, kur bëhet fjalë për tërheqjen e investitorëve, e preferuara do të jetë Serbia.

“Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Kemi nevojë për punëtorë, a është më mirë për ne që të kemi një punëtor nga Kumanova apo të presim një kanadez? Kemi infermierët e parë që kthehen, edhe pse pagat e tyre janë akoma të ulëta”, u shpreh Vuçiç, duke shtuar se fuqia punëtore ishte parësore për të.

Të fundit