Flash News

KRYESORE

Vuçiç nga Tirana: Protestat nuk më shqetësojnë, nga Shengeni Ballkanik përfitojnë të gjithë

Vuçiç nga Tirana: Protestat nuk më shqetësojnë, nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u prit me protesta në Tiranë por ai mendon se ato janë normale në një vend me demokraci. E megjithatë ai shton në një konferencë për shtyp për mediat serbe se nuk do të ndikohet që të ndryshojë mendimin e tij politik

“Protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem. Këto protesta nuk do të bëjnë që të ndryshojë qëndrimi im politik dhe të menduarit politik. As nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien.”, tha presidenti serb duke shtuar “Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky është problemi i tyre”.

Ai më pas shtoi se nga Shengeni Ballkanik të gjitha shtetet do të përfitojnë.

“Fola me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç, mendoj se do të jetë mirë për Malin e Zi, mendoj qe do të jetë mirë për gjithë rajonin. Samiti i radhës do të jetë në fund të janarit në Beograd ku edhe do të nënshkruhen marrëveshjet konkrete.”

Të fundit