Flash News

KRYESORE

Vuçiç nuk heq dorë nga Medvegja, nuk përmend Preshevën dhe Bujanovcin

Vuçiç nuk heq dorë nga Medvegja, nuk përmend

Gjatë vizitës së tij në Medvegjë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se ky rajon është dhe do të mbetet i Serbisë, duke hedhur poshtë çdo dyshim të bashkimit të kësaj treve me Kosovën. Vuçiç u shpreh se është lodhur nga këto histori dhe se Beogradi zyrtar ka ndërmend që të rrisë investimet për Medvegjën.

Lideri i Beogradit nuk përmendi dy rajonet e tjera, që janë Presheva dhe Bujanovci. Kreu i shtetit serb premtoi për më shumë investime për Medvegjën, ndërsa inkurajoi qytetarët që të mos largohen.

“Kam dëgjuar histori nga Prishtina se Medvegja do të bëhet pjesë e tyre, por unë mund t’ju them se Medvegja është në Serbi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Ne planifikojmë të shtojmë investimet në këtë rajon. Ne duam që fëmijët tuaj të jetojnë në standartet që gëzojnë të gjithë fëmijët në vendet e zhvilluara të botës. Do të rikthejmë vëmendjen nga ky rajon me më shumë investime”, shprehet Vuçiç.

Të fundit