Flash News

KRYESORE

Vuçiç ‘përgatit’ terrenin për vizitën e SHBA. Akuzohen personat që dogjën Ambasadën Amerikane

Vuçiç ‘përgatit’ terrenin për vizitën e

Prokuroria e Beogradit ka ngritur akuza ndaj pesë nëpunësve të policisë të cilët, sikurse thuhet në deklaratë nuk arritën dot të ruanin sigurinë gjatë mitingut në vitin 2008 (Kosova është Serbi).

Nga protesta në atë kohë u dogj ambasada e SHBA-së dha disa ambasada të vendeve perëndimore.

Ata akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Koha.net.

Aktakuza është dërguar në Gjykatë më 8 maj dhe është në shqyrtim e sipër.

Prokuroria serbe deri më tani ka ngritur disa herë aktakuza për djegiet e ambasadave perëndimore, megjithatë jurisprudenca serbe deri në këtë moment nuk ka dhënë asnjë gjykim në lidhje me këtë rast.

Të fundit