Flash News

KRYESORE

Vuçiç përpara vizitës në Turqi: Të dyja shtetet kanë shumë interesa të përbashkëta

Vuçiç përpara vizitës në Turqi: Të dyja

Serbia ka shumë çështje të përbashkëta me Turqinë, nga politika deri tek ekonomia, por edhe nga fakti se turqit janë turistët më të shumtë në Serbi, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç, në prag të vizitës në Ankara, e cila do të realizohet më 7 maj.

"Zakonisht qytetarëve të Serbisë nuk u interesojnë shumë takimet sepse dëshirojnë të shohin rezultate. Prej Turqisë ne kemi fabrika nga Vladiçin Han deri në Krupan, ndërsa së shpejti edhe fabrikë në Mali Zvornik me rreth 300 punonjës", tha Vuçiç në një takim me gazetarët në Presidencën Serbe në Beograd, raporton ‘AA’.

Ai tha se marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë ka bërë që eksporti i mishit të rritet me 22 ose 23 për qind.

"Kjo hap mundësi të reja për të ardhmen. Kemi shumë çështje të përbashkëta me Turqinë, nga politike tek ato ekonomike, shtuar edhe faktin se turqit janë turistët më të shumtë, numër të cilin dëshirojmë ta rrisim”, tha Vuçiç.

Të fundit