Flash News

KRYESORE

Vuçiç reagon i nervozuar për deklaratat e presidentes kroate në Tiranë: Nuk frikësohem aspak

Vuçiç reagon i nervozuar për deklaratat e presidentes kroate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar i nervozuar sa i përket deklaratave të bëra në Tiranë nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila foli për marrëdhënie vëllazërore midis kroatëve dhe shqiptarëve.

“Nuk ndihem aspak i frikësuar. Serbia nuk kërkon vëllezër, por miq”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb ka shtuar: “Nuk më intereson sa shqiptarë kanë humbur jetën për Kroacinë. Nëse dikush mendon se unë jam frikësuar, i them se kjo nuk më tremb aspak.”

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë, presidentja Kitaroviç foli për mijëra shqiptarë që janë sakrifikuar në luftën kundër Serbisë dhe shprehu gatishmërinë për të çuar marrëdhëniet midis dy shteteve në nivel të partneritetit strategjik.

Të fundit