Flash News

KRYESORE

Vuçiç takon Vladimir Putinin: Jemi larg nga zgjidhja e problemit me Kosovën

Vuçiç takon Vladimir Putinin: Jemi larg nga zgjidhja e problemit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në Moskë se pavarësisht përpjekjeve për të arritur kompromis dhe mbështetjes për paqe dhe siguri, janë shumë larg nga zgjidhja për Kosovën. Ai gjatë takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë komplekse dhe se Serbia si shtet përballet me provokime të shumta çdo ditë.

"Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur një kompromis dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin, ne jemi shumë larg nga çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës," tha ai.

Vuçiç e falënderoi Putinin për gjithçka që po bën në favor të Serbisë dhe e ftoi atë të vizitonte Beogradin së shpejti, duke shtuar se do të ishte një nder i madh për vendin dhe popullin serb.

Të fundit