Flash News

KRYESORE

Vuçiç u prit me protesta në Tiranë, ish deputeti: Nuk është rastësi që përdori të njëjtën gjuhë urrejtje si Rama

Vuçiç u prit me protesta në Tiranë, ish deputeti: Nuk

Ish deputeti Luçiano Boçi nga radhët e Partisë Demokratike ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pasi dje, sapo mbërriti në Tiranë u prit me protesta nga lëvizja e Vetëvendosjes në Shqipëri.

Vuçiç u shpreh shkurt se “Albin Kurti nuk mund të përcaktojë se ku jam i dëshirueshëm dhe ku nuk jam”.

Sipas Boçit, nuk është e rastësishme një deklaratë e tillë e presidentit serb, pasi foli me të njëjtën gjuhë raciste si të Edi Ramës.

Reagimi:

VËLLEZËRIT BALLKANIKË SI TURP BALLKANIK

Vuçiç dhe Rama tashmë kanë njësuar jo vetëm qëndrimet për të kafshuar Kosovën, por dhe gjuhën e tyre.

Tek është shprehur për protestuesit ndaj tij, Vuçiç ka përdorur të njëjtën gjuhë urrejtje me nota raciste, sikurse Rama me protestuesit.

Vuçic i konsideron protestuesit fise, Rama tufë. Është i njëjti mentalitet.

Ky flet për heroizma të kërkuara ndaj policëve, sikur t’ia ketë thënë Rama në vesh dhe po si Rama ngrefoset me pozitën që ka.

Dhe këtë e bën në mes të Tiranës, në vigjilje të ditës së Europës.

Nuk është rastësi!

Është turp i gatuar dhe i ngrënë antikombëtar në intimitetin e pushtetit e karrikes së Ramës.

Me Ramën ai ndihet si në shtëpinë e vet.

Të fundit