Flash News

KRYESORE

Vuçiç viziton Kosovën në 9 shtator: Kufijtë na i kanë caktuar fuqitë perëndimore

Vuçiç viziton Kosovën në 9 shtator: Kufijtë na i

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të vizitojë Kosovën në datën 9 shtator.

“Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, u shpreh presidenti serb në një intervistë për “RTS”.

Presidenti serb ka folur edhe për çështjen sa i takon kufirit mes dy vendeve ku tha se ai është caktuar nga fuqitë perëndimore.

“Kemi një territor të përcaktuar nga ana e fuqive perëndimore, që shkon kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur përfundimisht në vitin 2011, ne i quajmë kalime administrative sepse nuk i njohim, por nuk mund të hyjmë në Kosovë e të mos e kalojmë këtë kufi”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb, theksoi se qëllimi kryesor i Beogradit është ruajtja e paqes në Kosovë.

 

Të fundit