Flash News

KRYESORE

Vuçiç zbardh prapaskenat: Shqiptarët do të nënshkruanin gjithçka, nëse firmosej njohja reciproke

Vuçiç zbardh prapaskenat: Shqiptarët do të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur i kënaqur me atë që arriti pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën, duke iu thënë serbëve të rrinë të qetë se nuk do të ketë njohje mes dy vendeve.

Vuçiç gjithashtu ka deklaruar se delegacioni nga Kosova ishte vetofruar që të nënshkruante gjithcka nëse Serbia do të firmoste për pikën 10, që ishte njohja reciproke.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini Schengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shengenin, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet. Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur,” tha Vuçiç.

Të fundit