Flash News

KRYESORE

Vullkani gati të shpërthejë, ekpertët paralajmërojnë kaos udhëtimesh në Europë

Vullkani gati të shpërthejë, ekpertët

Një prej vullkaneve më të mëdhenj të Islandës është gati të shpërthejë pas goditjeve të shumta që ka marrë nga tërmetet. Ekspertët paralajmërojnë se hiri mund të shkaktojë kaos për udhëtimet anekënd Europës.

Vullkani Bardarbunga është goditur nga një seri tërmetesh ditët e fundit, me fuqi 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 ballësh.

Mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët paralajmërojnë se presioni në hapësirën e magmës brenda kraterit të vullkanit po rritet, duke shkaktuar shpërthim në vijim.

Zyra Meteorologjike e Islandës e ka listuar aktivitetin në vullkan si “të lartë”.

Bardarbunga është një ndër vullkanet më aktivë nga 130 të tillë që ka Islanda. Shpërthimi i tij i fundit në vitin 2014 ishte më i forti në kontinentin evropian për më shumë se 240 vite.

 

Të fundit