Flash News

KRYESORE

I vunë eksploziv/ Fetah Mataj si Lul Berisha, e nxorri nga burgu Vangjush Dako, ish-punonjësi i bashkisë pjesë e 21 janarit

I vunë eksploziv/ Fetah Mataj si Lul Berisha, e nxorri nga burgu Vangjush

Fetah Mataj, 35 vjeç, pronari i lokalit të cilit i vunë eksploziv gjatë natës në Durrës, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa rezulton të jetë liruar pas garancisë së dhënë nga bashkia e drejtuar nga Vangjush Dako. 35 vjeçari raportohet të ketë qenë kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës dhe njihet si aktivist i Partisë Socialiste.

Mataj ka qenë disa herë i dënuar dhe konsiderohet person problematik për policinë e Durrësit. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la i lirë ndërsa hetimet vijuan për rolin e tij në demonstratën e përgjakur.

 

Të fundit