Flash News

KRYESORE

I vunë tritol në shkallët e lokalit, kush është pronari i dënuar për trafik droge dhe korrupsion

I vunë tritol në shkallët e lokalit, kush është pronari

Vetëm pak orë më parë një pako me eksploziv u gjet  para një lokali në Elbasan, ndërkohë menjëherë forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje.

Policia bën me dije se lokali në lagjen  ‘Emin Matraxhiu’ që iu vu 150 gram tritol ishte në pronësi të shtetasit Besnik Braka, i cili njihet edhe me emrin Nik Vojaçek.

Sipas policisë Braka rezulton i arrestuar në vitin 2015 pasi ishte dënuar  nga Gjykata e Durrësit për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit me 2 vjet burg në mungesë.

Ndërsa në vitin 2013, ai është ekstraduar nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Po ashtu në vitin 2003, në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar një sasi e madhe fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroine.

 

 

Të fundit