All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vuri “dorën në zjarr” për Dakon, ç’thoshte Braçe para publikimit të përgjimeve: Nëse ka fakte, të përballet me drejtësinë

Vuri “dorën në zjarr” për Dakon,
All - Paragraf - 1

Dje, gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ publikoi 6 audio-përgjime ku zyrtarë të PS, mes tyre edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako komunikon me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.

All - Paragraf - 3

Në njërën nga telefonatat mes Avdylajt dhe Dakos del e qartë lidhja e ngushtë mes tyre, madje i kërkon kryebashkiakut të ndryshojë planet dhe ky i fundit i bindet.

Por, çfarë deklaronte zv.kryeministri Erion Braçe kur Dako përballej me akuzat për shitblerje votash përmes bandave kriminale.

“Zero. T’u referohemi fakteve nuk ka në atë dosje ku Dako t’u ofrojë atyre personave lekë për blerje votash. Ma gjeni. Jam mësuar t’i referohem fakteve. Nuk ka asnjë fjali që t’u referohet. Ma tregoni ku Dako thotë me gojën e tij ‘ke 1 mln lekë për të blerë vota.

Po ju them nëse gjeni një rast të vetëm ku Dako ka ofruar lekë për të blerë vota ju kërkoj ndjesë juve dhe publikut dhe Vangjushi të përballet me drejtësinë. Ne kemi marrë 78 mijë vota në qarkun e Durrësit”, deklaronte Braçe në një intervistë dhënë më 31 janar të këtij viti në emisionin ‘Mbrëmje ide’ në Abc News.

Të fundit