Flash News

KRYESORE

Vuri në skenë ‘Ëndrrën e një nate vere’në Teatrin Kombëtar, regjisori amerikan vlerëson protestën 18-mujore: Shpirti dhe arsyeja pse bëhet teatër

Vuri në skenë ‘Ëndrrën e një nate

Regjisori që vite më parë vuri në skenën e TK-së pjesën e Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”, njëkohësisht profesor arti në Kaliforni, John Blondel ka shfaqur interes të veçantë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Blondel ka dhënë këndështrimin e tij dhe vlerësimin për godinën e Teatrit dhe protestwn e mbrojtësve tw teatrit.

“Përvoja ime duke punuar nga brenda në këtë ndërtesë, ishte e mrekullueshme. Gjithnjë kam menduar se kjo hapësirë e veçantë është ne fakt një hapësirë unike. Sigurisht që kishte nevojë për rregullime, për rikonstruksion, por struktura e godinës dhe mënyra se si audienca ishte në marrëdhënie me skenën dhe aktorët; mënyra se si aktorët viheshin në skenë, fuqia e aktorëve në skenë dhe në marrëdhënie me audiencën ishte unike dhe e veçantë. Gjatë punës në skenë me aktorët, kam ndjerë një lloj të prezence të fuqishme, që ishte më e rëndësishme se skena apo se skenografia. Pra, është shumë më e rëndësishme lidhja mes aktorëve e audiencës”.

I pyetur se si e sheh protestën 18-mujore, ai thotë se historia e protestës është një histori unike për të cilën ka respekt.

“Në përvojën time, është diçka e rrallë kjo që ndodh këtu dhe unë nuk e dija çfarë po ndodhte deri 2 ditë më parë. Këto orë kam mësuar me shumë informacion për mbrojtjen e teatrit; natyra e kësaj historie, detajet e kësaj historie, janë vërtetë unike. Kjo qëndresë – është zemra dhe shpirti i asaj për të cilën është teatri, ose arsyeja pse bëhet teatër: është një hapësirë, një hapësirë publike, është si një agorë, në mes të qytetit, dhe parë nga dimensionet e teatrit, ka më shumë sens. Është në qendër të qytetit, qyteti është i përfshirë dhe bëhet pjesë e një prezantimi publik të historive që janë të nevojshme për kulturën. Është gjithnjë kjo arsyeja pse bëhet teatër”.

I pyetur se cili është mesazhi i tij, nga faqja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, thotë se “mesazhi im është që ky vend është një fole e idealizmit, këto janë veprime njerëzish me pasione dhe idealizma. Të jem këtu sonte dhe të jem pjesë e kësaj është moment shumë frymëzuese për mua. Është unike dhe e fuqishme. Këto lloj hapësirash publike, apo hapësirash kombëtare janë të nevojshme, për një shoqëri të shëndetshme kulturore dhe politike”.

 

 

 

Të fundit