Flash News

KRYESORE

VV-ja thirrje LDK-së: Të jetësojmë vullnetin e qytetarëve, të krijojmë një qeveri të ndryshimit

VV-ja thirrje LDK-së: Të jetësojmë vullnetin e

Ndërsa e enjtja, dita kur do të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po afron, Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje LDK-së, që të mos humbin kohë e të krijojnë qeverinë e re.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Arbërie Nagavci shkroi në Facebook, se një ditë pas festimit të tre dekadave të LDK-së, nuk ka prioritet më të madh se themelimi i qeverisë.

“Duhet ndryshimi i mënyrës së qeverisjes, të cilën e kemi parë që dy dekada tashmë, se jetësimi i vullnetit të qytetarëve, se ndalja me abuzimin që po vazhdon të bëjë me buxhet e vendime të dëmshme, qeveria e dorëhequr.

Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës”, ka shkruar deputetja.

Shpresoj shumë që të arrihet marrëveshja para konstituimit të Kuvendit. Na nevojitet një qeveri e ndryshimit që bazohet në mirëbesim e bashkëpunim konstruktiv”, shkroi ajo.

Shkaku i mosarritjes së akordit mes të dyja partive fituese të zgjedhjeve është posti i presidentit, që LDK-ja e kërkon me ngulm, ndërsa VV-ja në propozimin fundit kërkoi të përzgjdihet një persin mbi palët.

Të fundit