Flash News

KRYESORE

Wanda Nara thumbon Lukakun: Burri im ka shënuar 150 gola

Wanda Nara thumbon Lukakun: Burri im ka shënuar 150 gola

Wanda Nara është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Bukuroshja argjentinase, partnere e sulmuesit Mauro Icardi, nuk i duron fjalët e mëdha që i kushtojnë mediat italiane dhe tifozët sulmuesit Romelu Lukaku.

Belgu verën e shkuar u transferua tek Interi si pasues i bashkëshortit të saj dhe është shndërruar në idhullin e tifozëve zikaltër. Këtë gjë Wanda nuk e duron dot, sepse mendon se si Icardi nuk ka.

"Do të ishte mirë ta shihnim Lukakun edhe në ndeshjet e mëdha. Me sa di unë, ai nuk ka shënuar në Champions League dhe fazat e ardhshme tani i bie t'i shohë nga televizori. I fundit që mbajti numrin 9 tek Interi bëri 150 gola", ka deklaruar Wanda.

Sipas saj, "Conte është pasuria e vërtetë e Interit, pasi bën diferencën". Duke iu referuar faktit se Icardi ka kontribuar më shumë se Lukaku, Wanda ka shtuar: "Jam tifoze e Interit, por nuk mund ta duroj mungesën e respektit".

Të fundit