Flash News

KRYESORE

Washington Times: Axhenda e Sorosit ka përshkallëzuar krizën politike në Shqipëri

Washington Times: Axhenda e Sorosit ka përshkallëzuar krizën

Ish-kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Todd Ëood ka botuar një opinion tijin në “The Washington Times” lidhur me situatën politike në Shqipëri. Ëood shkruan se Rama është i lidhur me Xhorxh Sorosin dhe se reforma në drejtësi është e dështuar pasi kontrollohet nga oligarkët.

“Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit rreth axhendës së globalistëve në Ballkan dhe afërsisë së qeverisë që kanë me kryeministrin Edi Rama dhe organizatën e George Soros. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë kundër ‘shkëmbimit të territoreve’ të propozuar midis Kosovës dhe Serbisë -me arsyetimin se mund të përfundojë duke bërë gjërat shumë më keq në rajon.

Ngjarjet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, gjatë javëve të fundit ofrojnë njohuri të reja se si ky mendim i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij luajnë në vendet e dobëta të Evropës Lindore dhe në mbarë botën.

Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri ka dështuar duke lejuar që oligarkët e korruptuar në vend të miratojnë ligjet përmes parlamentit pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Rama tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar kaseta audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum.

Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE, pasi korrupsioni është i mallkuar. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës duke kërkuar: ‘Rama ik”, shkruan Wood.

Opozita kërkon zgjedhje të parakoshme të organizuara nga një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Nga mazhoranca, ka pasur disa tërheqje, teksa ministrat Majko dhe Çuçi kanë pranuar se palët duhet të dialogojmë, duke ‘sponsorizuar’ presidentin Ilir Meta si përsonin më të përshtatshëm.

Të fundit