Flash News

KRYESORE

Werder merr vendim, dy klube duan Rashicën

Werder merr vendim, dy klube duan Rashicën

Milot Rashica mund të largohet që në janar nga Dortmundi. Shqiptari po mban peshën kryesore të Werder Bremenit, por ekipi gjerman ndodhet në zonën e ftohtë duke bërë që sulmuesi të mërzitet dhe të kërkojë largimin.

Dy klubet që e duan janë Borussia Dortmund dhe Aston Villa. Dortmundi e dëshiron, por gjithçka varet nga e ardhmja e Jadon Sanchos. Anglezi mund të largohet në janar dhe t'i bëjë vend shqiptarit që në këtë merkato, por drejtuesit duan ta mbajnë deri në verë.

Gjermanët hezitojnë, por nuk ndodh kështu me Aston Villen. Ekipi anglez e vlerëson shqiptarin dhe është gati të paguajë dhe 35 milionë euro për shërbimin e tij. Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, deklaroi se donin ta mbanin Rashicën të paktën deri në verë, por jo gjithçka varet prej tyre.

Të fundit