Flash News

KRYESORE

Wolfsburg pro LGBT, futbollisti i skuadrës revoltohet ndaj simboleve të tyre

Wolfsburg pro LGBT, futbollisti i skuadrës revoltohet ndaj simboleve

Klubi gjerman i Wolfsburg pak ditë më parë mori një iniciativë për të dhënë një mesazh kundër përjashtimit dhe diversitetit.

Ata vendosën që shiriti i kapitenit, nga ekipi i parë deri tek moshat, të kishte një dezajn me ngjyrat e ylberit, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj komunitetit LGBT.

Kjo ide nuk është pëlqyer aspak nga futbollisti i skuadrës Josip Brekalo, kroatit që ka dalë hapur se nuk e mbështet këtë komunitet.

“Unë jam i pozicionuar shumë pranë fesë, ndaj nëse dikush zgjedh një mënyrë tjetër jete, për mua nuk ka problem, por nuk kam përse dhe nuk dua të mbaj një simbol të veçantë që nuk më përket mua, është kundër pikëpamjes sime të krishterë”, deklaroi ai.

Për këtë ai u sulmua nga shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Të fundit