Flash News

KRYESORE

Xavi ka një projekt katalanas me dy yje nga Bayern dhe Dortmund

Xavi ka një projekt katalanas me dy yje nga Bayern dhe Dortmund

“Natyrisht që dua të kthehem te Barcelona, por duhej ta provoja veten si trajner për t’u dhënë një kontribut lojtarëve. Nëse nis një projekt nga zeroja, dua të kem fuqi të plota në marrjen e vendimeve”.

Kjo është deklarata më e fundit e legjendës Xavi Hernandez, i cili do medoemos të bëhet trajner i Barcelonës, por me kushtet e tij.

"Do të doja të punoja me persona të stafit tim, me persona te të cilët kam besim dhe të cilët janë shumë të vlefshëm. Nuk dua të vendos vetëm. Këtu i marrim vendimet bashkë me personelin, edhe pse fjala e fundit më takon mua”, ka thënë ish-mesfushori katalanas.

I pyetur se cilat do të ishin piketat e merkatos së tij te Barcelona, ai është përgjigjur: "Portieri është i jashtëzakonshëm. Jordi Alba, Pique dhe Busquets janë më të mirët në botë në rolin e tyre. Gjithashtu edhe Suarez, De Jong dhe Arthur. Me këtë bazë mund të fitosh për shumë vite. Do të duheshin ndoshta dy sulmues krahu. Neymar, Sancho ose Gnabry”.

Të fundit