Flash News

KRYESORE

Xhaçka publikon videon e vogëlushes që i shpëtoi tërmetit në Durrës: Atë ditë ndodhesha te halla se do festoja ditëlindjen

Xhaçka publikon videon e vogëlushes që i shpëtoi

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar letrën e një vogëlusheje, e cila fatmirësisht ditën kur ra tërmet nuk qëlloi në shtëpinë e saj në Durrës.

Ministrja ka zgjedhur rrëfimin e 9-vjeçares për të uruar 107 vjetorin e Forcave të Armatosura, e cila pati një rol të rëndësishëm te personat e prekur pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Unë jam Klea dhe jam 9 vjeç. Ditëlindjen time të nëntë e festova në ditën më të frikshme

Fatmirësisht, atë ditë ndodhesha te shtëpia e hallës në Tiranë sepse ne jetojmë në katin e 10 –të në Durrës.

Në mëngjes isha në gjumë dhe nuk e dija se çfarë ndodhi. Dëgjova babin tim që bërtiste më të madhe dhe me vrull më mori në krahët e ti”, shkruan ndër të tjera vogëlushja.

Të fundit