Flash News

KRYESORE

Xhafaj: Audio përgjimi është mashtrim, vëllai im nuk është i përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri

Xhafaj: Audio përgjimi është mashtrim, vëllai im nuk

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e cilësoi si një sajesë audio përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike. Xhafaj tha se video është një manipulim, dhe ashtu sikundër kryeministri paraditen e sotme, i kërkoi prokurorisë të veprojë.

Xhafaj e cilësoi këtë si një shantazh kundër sigurisë publike.

“Është një mashtrim dhe shpifje e ulët në përfshirjen e vëllait tim në aktivitet kriminal në Shqipëri.

Prej vitit 2002 ai ka jetuar në Shqipëri dhe prej këtij viti nuk ka pasur asnjë problem ligjor.

Audio përgjimi është një sajesë e plotë. Është një sajesë. Është një manipulim. Nëse opozita e ka bërë këtë, dhe sinqerisht nuk do ta besoj, ajo ka rënë viktimë. Në këtë rast tregoi sa ligësi tregon një pjesë e opozitës.

Fabrikimi i një fakti të paqenë, përbën një shantazh kundër sigurisë publike. I kërkoi prokurorisë gjetjen e atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin e merituar”, deklaroi Xhafaj.

 

Të fundit