Flash News

KRYESORE

Xhafaj dha dorëheqjen, kush është zyrtari i Ministrisë së Brendshme që pret në takim ndërkombëtarët

Ditën e shtunë, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi është emri i ri që kreu i qeverisë ka propozuar për këtë detyrë, por që dekreti nuk ka marrë ende firmën e Presidentit.

Deri në momentin që ministri i ri të marrë zyrtarisht detyrën, Fatmir Xhafaj do të vijojë të qëndrojë në detyrë por duket se jo me funksione të plota.

Kështu, duket se detyrën për të pritur në takime ndërkombëtarët e ka marrë zëvendësministrja Rovena Voda.

“Sot gjatë takimit me Oficerin për Raportimet dhe Marrëdhëniet Politike, Z. Atsuki Takahashi nga Zyra për Monitorimin dhe Luftën kundër Trafikimit të Personave në Ëashington dhe Z. Ian Craëford, Oficeri i të Drejtave të Njeriut në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Në takim u diskutuan arritjet në fushën e Antitrafikut për vitin 2018 dhe sfidat e shumta në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Z. Takahashi shprehu se Shetet e Bashkuara do te vazhdojnë të mbeshtesin Shqiperine në punën e mire qe po bën në luftën kundër këtij fenomeni”, njofton Voda në rrjetin social Facebook.

Takimi është mbajtur në Ministrinë e Brendshme ndërsa kjo e fundit në rrjetin social Facebook ka shpërndarë edhe postimin e bërë nga  zëvendësministrja.

Të fundit