Flash News

KRYESORE

“Xhafaj është Pashai i Vlorës”, Basha: Ndyshoi nenin për të shpëtuar vëllain Agron

“Xhafaj është Pashai i Vlorës”, Basha: Ndyshoi nenin

Kryedemokrati Lulzim Basha mori fjalën në seancën parlamentare. Basha drejtoi një sërë akuzash për Agron Xhafajn dhe ministrin Fatmir Xhafaj.

“Në mbërmje Fatmir Xhafaj mori kurajon për të mërmëritur se vëllai i tij ishte në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Vëllai i Xhafajt është drejtues i një organizate kriminale që merret me importimin e drogës. Është furnizues me heroinë, kokainë dhe mariuanë. Vendimi i bërë publik dje është vendimi final i autoriteteve italiane që e la me 7 vite e 2 muaj burg”, tha Basha.

Më tej Basha u shpreh se Xhafaj ka ndryshuar ligjin për të mbrojtur vëllain. “Fatmir Xhafaj si kryetar i Komisionit të Drejtësisë i ka siguriar imunitet vëllait. Ka ndryshuar nenin 481. Si kryetar i reformës në drejtësi i ka siguruar paprekshmëri të vëllait të tij”, u shpreh më tej kryedemokrati.

Ai shtroi se Xhafaj është pashai i drogës në Vlorë dhe ka nën urdhëra drejtorët e policisë.

Të fundit