Flash News

KRYESORE

Xhafaj-Fevziut: Mos bëni investiguesin! Ku është ndryshimi mes meje dhe teje

Xhafaj-Fevziut: Mos bëni investiguesin! Ku është ndryshimi mes

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në lidhje me grupet kriminale në Shqipëri.

Teksa folën për grupet që operojnë, Xhafaj iu drejtua Fevziut, “Mos bëni investigatorin, askush nuk u ka kërkuar! Është detyrë që na takon ne dhe po e bëjmë. Ndryshimi mes meje dhe teje, është se ju mendoni se kur vijojnë hetmit për një grup kriminal duhet të shkojnë direkt në burg”, u shpreh Xhafaj. 

Fevziu u shpreh se bëhet fjalë për çështje padurimi. "Po të ishte çështje padurimi nuk do kishit duruar 20 vite", shtoi më tej Xhafaj. 

Më tej ai shtoi se në Shqipëri ka grupe të cilat operojnë prej 20 vitesh, duke përmendur dhe “Shullazin”.

Të fundit