Flash News

KRYESORE

Xhafaj flet për “bërrylat në PS”: Vijnë nga servilët, është e përsëritur ndaj meje

Xhafaj flet për “bërrylat në PS”: Vijnë nga

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka komentuar zërat për largimin e tij të mundshëm nga funksionet brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar sulme të tilla si pjesë e “bërrylave të PS-së”

Xhafaj shprehet në një intervistë për “Tema” se ato vijnë nga njerëz, që e kanë zhvilluar karrierën politike përmes servilizmit, lobimeve apo bërrylave ndaj kolegëve.

“Mendoj se nuk duhet t’i përfshijmë në rëndësinë e kësaj bisede këto që shkruhen apo përcillen nëpër disa portale, dhe sidomos mënyra neveritëse se si shiten për publikun.

Nuk do mend që bëhen nga individë të cilët për t’i njohur se çfarë përfaqësojnë, mjafton t’i shohësh strukturën e karrierës së zhvilluar përmes servilizmit, lobimeve apo bërrylave ndaj kolegëve, çka nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në sjelljen dhe qasjen time brenda një ekipi politik.

Kjo e artikujve apo emisioneve të porositur ndaj meje është një teknologji politike e përsëritur të cilën e kam provuar shpesh këto vitet e fundit dhe meqenëse tashmë e di kush qëndron pas tyre, e vetmja gjë që më “shqetëson” është fakti se po lodhen shumë duke premtuar apo paguar”, ka thënë socialisti.

Të fundit