Flash News

KRYESORE

Xhafaj flet për çështjen Tahiri: Ka pasur ndikim tek mazhoranca, por përgjegjësia është individuale

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe për atë që njihet si çështja Tahiri. Xhafaj u shpreh se kjo çëshjtje ka pasur ndikim në imazhin e mazhorancës por shtoi se përgjegjësia është individuale.

“Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilido qoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje”, u shpreh Xhafaj në emisionin 'Studio e Hapur’.

Të fundit