Flash News

KRYESORE

Xhafaj flet për krimin: Fushat ku do investojmë paratë e shtetit  

Xhafaj flet për krimin: Fushat ku do investojmë paratë e shtetit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Akademia e Sigurisë, përballë akademikëve,  theksoi rëndësinë e sigurisë kombëtare. Ai u shpreh se siguria është prioriteti kryesor, ndaj do investojnë në këtë fushë për të luftuar krimin.

“Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar.

Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tregues u qartë i vullnetit të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasur me vitin që sapo mbyllim. Do shkojë kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshem në efektin e zbulueshmërisë së krimit”, tha Xhafa.

Të fundit